Sa do që ruhemi nga përdorimi i saj, jo gjithmonë mund ti shpëtojmë konsumit të hudhrës, kjo edhe për shkak se ka një sërë dobish shëndetësore.
Për shkak të përbërjes së sulfurit, hudhra, lëshon një aromë të rëndë e cila zhduket vetëm pas disa orësh nëpërmjet djersës dhe frymës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor sa siklet është komunikimi në momentet e para pasi keni ngrënë hudhër... Si të shpëtoni prej saj?! Mjafton që të konsumoni një kokërr mollë, pak pasi keni ngrënë hudhër.
Kjo pasi enzimat e mollës veprojnë me përbërësit e hudhrës, duke zhdukur aromën e rëndë të saj.
Nëse më parë e keni ditur se mjafton të pini çaj jeshil, qumësht, apo të hani majdanoz, tashmë zgjidhja është më e thjeshtë, mjafton një kokërr mollë.