Nëse jeni të shqetësuar për presionin e lartë të gjakut, ekzistojnë shumë ndryshime në stilin e jetës që mund të bëhen për ta mbajtur atë nën kontroll. Disa prej më të rëndësishmeve janë përdorimi minimal i kripës në dietën e përditshme, preferohet të ushtrohet rregullisht, mund të merren medikamente sipas rekomandimit të mjekut dhe sugjerohet shmangja maksimale e situatave me stres të lartë.
Megjithatë, lufta kundër hipertensionit nuk është vetëm një çështje e praktikimit të shprehive të mira të përditshme, raporton portali “Eat This, Not That” të martën.
Në fakt, një hulumtim i ri i kryer nga Shoqata Amerikane e Zemrës, vërteton se ndryshimi i burimeve të proteinave në dietë mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të presionit të lartë të gjakut.
Të gjitha burimet e proteinave të studiuara ishin ushqimore.
Ngrënia e një shumëllojshmërie të gjerë të ushqimeve që janë të larta në proteina, ka përfitime më të mëdha për shëndetin e përgjithshëm të njeriut, përfshirë këtu personat me hipertension.
Ekspertët e inkurajojnë marrjen e proteinave me bazë bimore, duke përfshirë fasulet, thjerrëzat, bizelet, sojën, arrat dhe vezët. Proteinat pa dhjamë, veçanërisht ato të pasura me acide yndyrore omega 3, si salmoni, trofta dhe sardelet, rekomandohen shumë, së bashku me konsumimin e kontrolluar të mishit të pulës, gjelit të detit dhe viçit pa dhjamë. Të gjitha këto ushqime funksionojnë për një dietë të ekuilibruar me shumëllojshmëri proteinash.
-
Ushqimi që duhet t'i evitojnë personat me tension të lartë të gjakut
-
Ushqimet që ndihmojnë kundër hipertensionit
-
Shoqata Amerikane e Zemrës: Proteinat bimore më të mira se ato shtazore
-
5 hapa për ta mbajtur nën kontroll tensionin e lartë të gjakut
-
4 këshilla për ushqim për ta mbrojtur zemrën dhe shëndetin afatgjatë