Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Mënyra e përgatitjes së vezëve ndikon në peshën trupore

Vezët që përgatiten me qumësht të skremuar dhe mish të thatë apo proshutë kanë më shumë kalori dhe ndikojnë në shtimin e peshës.

Qumështi i skremuar është një produkt me bazë shtazore dhe përmban yndyra të ngopura me të cilin shumë njerëz përgatisin vezët.

Doktori Naheed Ali ka thënë për “Yahoo” se nuk duhet t’u shtoni vezëve qumësht të skremuar nëse nuk doni të shtoni peshë.

“Përderisa qumështi i skremuar mund t’i bëjë vezët të përsosura, ky produkt ka një sasi të madhe kalorish dhe yndyrash të ngopura. Kjo gjë kur konsumohet shpesh mund të çojë në shtim të padëshiruar peshe”, ka thënë doktori.

Edhe mishi i terur e ka gati të njëjtin efekt sa i përket kalorive dhe ndikimit në peshë.

Edhe Mënyra se si përgatiten vezët ndikon në peshën trupore Lifestyle Mënyra se si përgatiten vezët ndikon në peshën trupore

Nëse vezët përgatiten me proshutë të çfarëdollojshme ndikon në shtimin e yndyrave shtazore në shujtë.

“Mishi i terur i shton një shije të këndshme veve, por përmban shumë natrium dhe konservues. Kjo gjithashtu mund të kontribuojë në shtim të peshës”, ka thënë Ali.

Ndër të tjera si zëvendësim të këtyre dy produkteve doktori ka rekomanduar të përdoren kosi dhe specat.