Dalja e dhëmbëve te fëmijët e vegjël është një proces që zakonisht shoqërohet me simptoma të ndryshme si mishra të ënjtur, irritim, dhimbje, ndonjëherë edhe temperaturë e ethe.
Ndonjëherë prindërit nuk e dinë se çfarë i shkakton këto simptoma dhe ndodh të frikësohen. Por çfarë duhet bërë që t’i ndihmojmë fëmijët në këtë fazë? Lajm i mirë është që ekzistojnë shumë medikamente natyrale për t’i ndihmuar fëmijët të ndihen më mirë.
Gjëra të ftohta
Disa bebe kanë mungesë oreksi gjatë kësaj periudhe për shkak se përtypja e ushqimeve e përkeqëson dhimbjen e mishit të dhëmbëve. Në këtë rast, mund t’u vëni disa lecka të lagura ose t’u jepni ushqime të ftohta për t’i ndihmuar në qetësimin e dhimbjes së mishit.
Xhinxher
Edhe
9 mënyra si ta trajtoni dhimbjen e dhëmbit gjatë natës
Një tjetër medikament që mund të përdoret në periudhën kur fëmijëve u dalin dhëmbët është xhinxheri. Ai përmban veti anti-inflamator duke reduktuar ënjtjen në mishrat e dhëmbëve. Mund të aplikoni një copë xhinxher në mishrat e ënjtur për 2-3 minuta dhe bebja juaj do të ndihet më mirë.
Presion të lehtë
Bebet kanë tendencë të kafshojnë sa më shumë gjëra për të ushtruar presion tek mishrat, gjë që u lehtëson dhimbjen. Kështu që jepuni fëmijëve lodra që blihen në farmaci për të stimuluar daljen e dhëmbëve. Disa prej tyre ftohen paraprakisht dhe eliminojnë ënjtjen e minimizojnë dhimbjen.
Ekstrakt vaniljeje
Zhysni disa tampone pambuku ose kruajtëse veshësh në ekstrakt vaniljeje dhe aplikojeni te mishrat e ënjtur të bebes për të ndihmuar luftimin e dhimbjes, sepse vanilja vepron si agjent qetësues.
Edhe
Disa mënyra për trajtimin e dhimbjes së dhëmbit te fëmijët
Kamomil
Çfarë mund të përdorni tjetër për të qetësuar dhimbjen e dhëmbëve te bebet? Kamomil. Kjo bimë ka veti qetësuese dhe relaksuese. Hidhni disa pika vaj kamomili në gisht dhe aplikojeni te mishrat e bebeve ose përzieni pak vaj esencial kamomili me një lugë vaj lule dielli para se ta aplikoni te dhëmbët e bebeve. \neps