Prindërimi është një nga përgjegjësitë më të mëdha që njerëzit mbajnë mbi supe. Ekzistojnë forma të ndryshme të prindërimit të cilat rrjedhimisht edhe kanë rezultate ndryshe nga njëra-tjetra.
Psikologia Antigona Qenaj-Sejdiu, në emisionin "Me Kast" me Paulina Nushi-Muhaxhiri, tha se prindërimi i gjeneratave të vjetra dhe ai i prindërve të rinj dallon rrënjësisht.
"Në të kaluarën njihemi si prindër autoritarë, ku prindi ka pasur pushtetin me vendos në të gjitha aspektet. Sot kryesisht janë prindër lejues ku gjithçka që kërkon fëmija është e gatshme për të. Thjesht, fëmija ka një kërkesë dhe prindi është në shërbim të fëmijëve, nuk ka rregulla e prindi nuk e ka autoritetin e tij".
Psikologia tha se përveç prindërimit autoritar që i takon gjeneratave të kaluara dhe prindërimit lejues të shumicës së gjeneratave të reja, ka edhe lloje të tjera të prindërimit. Sipas saj, prindërimi autoritativ është më i pranueshëm sepse prindërit marrin parasysh edhe nevojat emocionale të fëmijëve.
"Në të kaluarën, prindërimi autoritarian ka ndërtuar te fëmijët një sjellje të mirë, por në anën tjetër në emocione ata janë të ndrydhur. Ata kanë jetuar sipas rregullave duke e neglizhuar gjendjen emocionale dhe kanë jetuar për prindërit. Këta fëmijë kur të rriten nuk kanë kufij në raporte ndërnjerëzore. Shumë herë këta fëmijë dinë të jenë edhe viktima sepse janë mësuar të sundohen".
Por sipas psikologes prindërimi i sotëm ai shumë lejues, ka një tjetër pasojë.
Edhe
Nga prindërimi tradicional në atë pozitiv, sfida e prindërve sot
"Te prindërit e rinj që janë shumë lejues, pasojat janë se fëmijët nuk kanë kontroll, nuk kanë rregulla, fëmijë që në një market qajnë për diçka e prindërit dorëzohen dhe i plotësojnë çdo dëshirë. Sot kur gjithçka lejohet fëmijët përmes protestës marrin çdo gjë që duan"
Psikologia tha se prindërit duhet të vendosin rregulla dhe të qëndrojnë prapa tyre derisa duhet gjithashtu të kujdesen për shëndetin mendor të fëmijëve duke rritur kështu fëmijë emocialisht stabil.
-
Studimi: Fëmijët me ADHD shpesh përballen me prindërim më të ashpër dhe më pak mbështetës
-
Vëmendja dhe dëshira për të dominuar në shoqëri bëjnë adoleshentët më agresivë
-
Studim: Fëmijët më të vegjël në familje rriten me më shumë liri se fëmijët e parë
-
Libri në “raport të tensionuar” me nxënësit dhe mësimin