Shkencëtarët thonë se qelizat njerëzore përbëjnë vetëm 43 për qind të masës totale të organizmit tonë, ndërsa pjesa tjetër janë organizma mikroskopikë “kolonizatorë”.
Zbërthimi i gjysmës tonë “të panjohur”, thonë studiuesit, do të ndihmojë në kuptimin dhe më pas gjetjen e kurave për sëmundjet edhe nga më të vështirat, që nga alergjitë e rëndomta e deri tek Parkinsoni.
Kjo fushë kërkimore ka ngritur disa pyetje, mes të cilave edhe atë se çfarë do të thotë “njerëzore”, sigurisht nga kendvështrimi biologjik, transmeton tch. Pak dihet për rolin e këtyre mikro-organizmave “të huaj” që përbëjnë trupin tonë, por një gjë është e sigurt; pjesa dërrmuese e tyre ndihmojnë në mirëfunksionimin e organizmit njerëzor.
“Janë thelbësorë për shëndetin tonë dhe pavarësisht se sa shpesh dhe mirë lahesh, sa higjienik je, ata janë gjithmonë aty dhe jo pa arsye”, thotë Ruth Ley, profesoresh dhe drejtuese e departamentit të Mikrobiomes në Institutin Max Planck.
“Jemi më shumë mikrobë sesa njerëzore dhe nëse numërojmë të gjitha qelizat që kemi, ato nuk përbëjnë më shumë se 43 për qind të masës së trupit tonë”, thotë profesori Rob Knight i Universitetit të Kalifornisë për BBC.
Studiuesit thonë se këto shifra janë vetëm sa i takon masës së qelizave, ndërsa kur bëhet fjalë për “thelbin”, pra për gjenet, ato janë plotësisht njerëzore.
-
99 për qind e mikrobeve brenda nesh janë të panjohura për shkencën
-
Shkencëtarët zbulojnë strukturën e re të qelizës njerëzore
-
Tetë gjëra që duhet të dini për mikrobiomën e zorrëve
-
A është mikrobioma vërtet çelësi i një sistemi imunitar të fortë?
-
Studimi zbulon aftësinë e parazitit ameba për t’u maskuar dhe fshehur nga sistemi imunitar