Maskat më të mira, janë padyshim ato që nuk bëhen me preparate kimike dhe gjenden me çmime nga më të ndryshmet në dyqane, por ato që bëhen në kushtet e shtëpisë.
Kjo është një maskë antirrudhë dhe qetësuese me efektivitet për fytyrën tuaj, transmeton ksp.
Kjo maskë përbëhet nga patate, kos dhe vaj ulliri.
Ajo shërben për ta bërë lëkurën tuaj më elastike dhe të butë.
Përgatitja:
Edhe
Disa mënyra për të përfituar më shumë vitaminë A nga patatja e ëmbël
Merrni një patate.
Valojeni deri sa të bëhet e butë, i hiqni lëkurën, shtoni një lug kos dhe 10 pika vaj ulliri.
I përzieni së bashku derisa të krijohet një masë homogjene.
Përhapeni maskën në fytyrë dhe qafë.
Edhe
Mos e fshini fytyrën me peshqir. Ja pse
Lëreni për 20 minuta.
Pastaj shpëlajeni me ujë të ngrohtë.