Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Maskë me kafe për flokët e thinjura

Shumica e grave “frikësohen” kur vërejnë fijen e parë të thinjur të flokut.

Disa zgjedhin që ta pranojnë këtë ndryshim, ndërsa disa të tjera vendosin që ta fshehin atë me çdo kusht.

Flokët e thinjura jo çdo herë janë shenjë e plakjes - 20 vjeçaret, apo edhe adoleshentëve mund t’u thinjen flokët, kjo për shkak të gjëndrës tiroide, mungesës së vitaminës, stresit, apo edhe për arsye gjenetike, përcjell ksp.

Kafeja është një ngjyrë e mrekullueshme natyrale për flokë.

Si ta përdorni:

Zieni kafenë (sa më e fortë, aq më mirë), dhe lëreni të ftohet, sapo kafeja ta marrë temperaturën e dhomës, aplikojeni atë në flokë, lëreni së paku një orë, pastaj pastrojeni me ujë të ftohtë.