Sjellja në jetë e një fëmije pa babain tashmë është kthyer në trend edhe në vendin tonë.
Një gjë të tillë e konfirmon edhe obstetergjinekologu, Albert Cakoni, i cili thotë se ka një rritje të numrit të femrave që duan të kenë një shtatzëni me ngjizje artificialë. Ndërsa për sociologët kjo risi ka ardhur si pasojë e hapjes së mendësisë së gruas dhe pavarësisë ekonomike.
Sjellja në jetë e një fëmije pa një partner tashmë është kthyer në trend edhe në vendin tonë.
Shumë femra në vendin tonë po e marrin këtë shembull nga vendet e zhvilluara.
Kri është vetëm 21 vjeç dhe tregon se pavarësia ekonomike e saj ja lejon që ta bëjë një fëmijë në të ardhmen dhe ta rrisë e vetme, pasi të pasurit të një bashkëshorti e sheh më shumë si pengesë.
Edhe
Kur dëshira për më shumë fëmijë përplaset me realitetin ekonomik
“Nuk do të më duhet askush në krah. Unë dua thjesht të lind një fëmijë me dikë dhe të vazhdoj karrierën time dhe gjërat e mia. U them të gjithë femrave se nëse e duan diçka, patjetër që do ta arrijnë”, thotë Kri.
Në fakt kjo është një risi për vendin tonë. Një gjë të tillë e konfirmon edhe obstetergjinekologu, Albert Cakoni, i cili thotë se ka një rritje të numrit të femrave që duan të kenë një shtatzëni me ngjizje artificiale.
Cakoni: Kanë filluar dhe këtu femra që vinë pa bashkëshortin, ose nuk preferojnë të thonë se kush është bashkëshorti, bëjnë lindje dhe e marrin fëmijën vetë, kanë vetëm nënërinë. Ka që bëjnë donacion spermën dhe mund të marrin në bankën e spermës donacion dhe të bëjnë fekondimin. Nuk është aq e përhapur sa në botë, por ka absolutisht.
Sociologia, Entela Binjaku, deklaron se kjo risi ka ardhur si pasojë e hapjes së mendësisë së gruas dhe pavarësisë ekonomike, duke bërë që të rritet edhe roli vendimmarrës i saj.
Edhe
Sfidat e prindërve në Kosovë mes karrierës dhe planifikimit familjar
Binjaku: Është një dukuri që ka ardhur kryesisht me pavarësimin e gruas shqiptare, me hapjen e mendësisë së gruas edhe në drejtim të guximit të disa nismave që në përgjithësi kanë qenë konsideruar si nisma të marra vetëm në çift.
Sociologët shprehen se ndryshe nga vendet e zhvilluara, në vendin tonë ende nuk ka shifra sa i përket kësaj risie./oranews