Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Leproza mund të mbajë sekretin për rigjenerimin e organeve

leproza - rigjenerimi i organeve

Bakteria që shkakton leprozën mund të mbajë sekretin për të riparuar dhe rigjeneruar trupin në mënyrë të sigurt, thonë hulumtuesit e Universitetit të Edinburghut, raporton BBC.

Eksperimentet në kafshë kanë zbuluar aftësitë e jashtëzakonshme të këij bakteri, që gatisa ka dyfishuar madhësinë e mëlçisë duke stimuluar rritjen e shëndetshme.

Është një veprim “vetjak” që i jep bakterit më tepër inde për të infektuar.

Por, duke zbuluar se si mund të bëjnë këtë, ofron mundësi për terapi të reja që do të sfidonin moshën, thonë shkencëtarët.

Leproza shkakton paaftësi kur invekton nervat, lëkurën dhe sytë.

Gjatë historisë, është shmangur kontakti me të infektuarit.

Edhe Njerëzit mund të kenë aftësi rigjeneruese Lifestyle Njerëzit mund të kenë aftësi rigjeneruese

Por bakteri që shkakton atë, Mycobacterium leprae, ka edhe veti tjera, të pazakonta, duke përfshirë edhe aftësinë për të performuar “alkemi biologjike”, duke shndërruar një lloj indi trupor në një tjetër, që po i magjepsë shkencëtarët.

Studiuesit i janë drejtuar të vetmes kafshë që ka kapur këtë sëmundje – armadillos.

“Ishte totalisht e papranueshme”, ka thënë profesoresha Anura Rambukkana nga Universiteti i Edinburghut.