Ka shumë gjasa që ju zakonisht merrni vajin e kokosit kur jeni duke bërë gati darkën.
Por, a e dini se ky përbërës mund të ndihmojë shumë lëkurën tuaj në rast të djegies nga dielli.
Dermatologët kanë sugjeruar se ky përbërës të cilin e keni në kuzhinë – e të cilin shumë e përdorin si hidratues të flokëve dhe lëkurës – mund të ndihmojë edhe në reduktimin e dhembjes pas djegies së lëkurës nga dielli.
Dermatologia Geeta Yadav, themeluese e FACET Dermatology, thotë se nëse aplikohet vaji i kokosit me kohë atëherë do të ju ndihmojë shumë, shkruan "The Sun".
“Mendoni se sa shpejt vaji nxehet në një tigan në temperaturë të ulët, krahasuar me sa gjatë i duhet për sasinë e njëjtë të ujit që të vlojë”, tha Geeta për “Well + Good”.
Edhe
Çfarë nuk duhet të bëni kur digjeni nga dielli
“Zbutësit e yndyrshëm, duke përfshirë vajin e kokosit, mund t’i mbyllin poret, të cilat nga ana e tyre bllokojnë nxehtësinë, duke e bërë lëkurën jokomode”, ka thënë Adarsh Vijay Mudgil, dermatolog nga Ne] Yorku.
Por, si mund të përfitoni nga aftësitë anti-inflamatore dhe anti-bakteriale të vajit të kokosit, pa shkaktuar më tepër dëme?
Si ta trajtoni në mënyrë efikase djegien
Është gjithmonë më së miri të evitoni djegien nga dielli, që bartë rreziqe në vete si: krijimin e fluskave në lëkurë, sulmet e nxehtësisë apo edhe nga kanceri i lëkurës.
Mbroni veten sa më tepër të jetë e mundur, mbulohuni me rroba, evitoni diellin nga ora 11:00 deri në ora 15:00, e po ashtu vendosni krem kundër diellit të paktën me mbrojtje 30 për qind.
Por, nëse tashmë jeni djegur nga dielli, këto janë gjërat që duhet bërë së pari:
Largohuni sa më shpejt nga rrezet e diellit
Freskoni lëkurën me një dush të ftohët apo lagni peshqirin dhe vendosni në trup. Nëse po e aplikoni për fëmijët, kujdesuni që të mos jetë tepër ftohët.
Vendosni krem pas diellit apo sprej
Edhe
Sekretet për mbrojtje më të mirë kundër diellit
Pini sa më tepër ujë për t’u freskuar dhe evituar dehidrimin
Merrni ilaçe për dhembje
Mbuloni lëkurën e djegur nga kontakti direkt me diellin, derisa të shërohet plotësisht
Yadav po ashtu thotë se larja me qumësht të ftohët apo vendosja e aloe veras ndihmon të zbutet dhembja nga djegia.
“Ato do të reduktojnë inflamacionin dhe nxehtësinë në pjesën ku jeni djegur, derisa të jeni në gjendje ta trajtoni me opsione tjera”, thotë Yadav.
Aplikimi i masave për ta ftohur lëkurën duhet ndoshta për disa ditë, derisa pos ta keni më lëkurën e pezmatuar.
Kur ta aplikoni vajin e kokosit
Mund ta aplikoni vajin e kokosit vetëm pasi vendi ku është djegur lëkura jote shërohet plotësisht.
“Nëse lëkura jote është ende tepër e nxehtë për t’u prekur, atëherë është tepër nxehtë për të vendosur vaj kokosi”, paralajmëron Yadav.
Edhe
Si të përdoret vaji i ullirit për t’u nxirë gjatë verës pa u djegur
Kjo nënkupton se nëse keni shqetësime për lëkurën e juaj të djegur, atëherë mos aplikoni vaj kokosi dhe vazhdoni të freskoheni me aloe vera apo me krem pas djegies.
“Aloe vera lejon lëkurën të marrë frymë dhe më së miri përdoret menjëherë pas djegies; vaji i kokosit përdoret në fazat e mëvonshme të rikuperimit nga djegia”, thotë Mudgil.