Tensioni i lartë i gjakut, i njohur dhe si hipertensioni, mund të ulet me një krem të thjeshtë të pasur me magnezium, thonë ekspertët.
Kremi i magnezit thithet përmes lëkurës për të rritur nivelin e magnezit në gjak, thotë studimi, që sot e transmeton TCH. Shkencëtarët e Universitetit të Herfordshire kanë zbuluar se kremi i magnezit mund të përdoret potencialisht si alternativë apo si shtesë e ilaçeve për të luftuar një nga problemet më të mëdha të shëndetit, siç është tensioni i lartë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoStudimi i parë mbi efektin e kremit të magnezit tek njerëzit është publikuar në revistën Plos One. Ky studim është hapi i parë që tregon se kremi transdermal i magnezit mund të jetë një shtesë e mirë apo një alternative e ilaçeve që merren nga goja, për të luftuar problemin që lidhet me nivelin e ulët të magnezit, përfshi edhe funksionin e varfër të imunitetit.
Ajo mund të jetë një alternativë e mirë për njerëzit që kanë vështirësi të marrin ilaçe.