Rezultatet e sondazhit të zhvilluar nga Instituti i Politikave të Universitetit të New-Yorkut me 738 ekonomistë që jetojnë në vende të ndryshme dhe që janë ekspertë në fushën e ndryshimit të klimës u publikuan me punimin e titulluar “Konsensusi Ekonomik në Ndryshimin e Klimës”.
Pas studimit të fundit të zhvilluar në vitin 2015 u rritën shqetësimet e ekonomistëve në lidhje me kostot e ndryshimit të klimës.
Rreth 74% e ekonomistëve të anketuar thanë se kërkohet veprim urgjent dhe efektiv për të zvogëluar emetimet. Ndërsa 89% e ekonomistëve theksuan se ndryshimi i klimës do të përkeqësojë pabarazinë në të ardhurat mes vendeve dhe 70% deklaruan se me ngrohjen e planetit do të rritet pabarazia brenda vendeve.
Sipas studimit, 76% e pjesëmarrësve parashikuan se ndryshimi i klimës do të ndikojë negativisht në ritmin e rritjes së ekonomisë globale si dhe në dëmtimin e saj ekonomik.
Ekonomistët ranë dakord se dëmi i parashikuar ekonomik i shkaktuar nga ndryshimi i klimës do të arrijë në 1.7 trilionë dollarë në vit deri në vitin 2025 dhe rreth 30 trilionë dollarë në vit deri në vitin 2075.
Edhe
Mosbesimi ndaj qeverisë së Gjermanisë dhe reformave të saj
Rreth 70% e ekonomistëve pjesëmarrës në hulumtim theksuan se përfitimet e arritjes së synimit neto të emetimit zero deri kah mesi i shekullit do të ishin më shumë se kostoja e kërkuar për të arritur këtë objektiv.
Rezultatet tregojnë se 65% e pjesëmarrësve parashikuan që kostot e para në teknologjitë e energjisë së erës dhe energjisë diellore në vitet e fundit do të ulen në mënyrë të ngjashme edhe në teknologjitë e tjera të energjisë së pastër. \ atsh