Afërdita Muhaxheri është kosovarja e cila ka filluar të bëjë maska punëdore dhe pastaj ato t’i shpërndajë në spitalet e New Yorkut.
Në një intervistë për Express në KTV, Muhaxheri shpjegon se si po i punon këto maska, ndonëse në kushte të vështira, meqë dyqanet janë të mbyllura dhe është e vështirë të gjejë edhe material.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Meqë punoj në një kompani për qepje të vellove, po përdorim materialet që i përdorim për fustan. Unë i qep ndërsa menaxherja ime i shpërndan”, ka thënë ajo.
Muhaxheri tha se e pranoi këtë intervistë vetëm që të dërgojë mesazhin nga SHBA-ja te gratë kudo në Kosovë, që të ndihmojnë aq sa munden dhe të përdorin çdo mundësi që kanë.
“Prandaj edhe pranova këtë intervistë, që të jem inspirim për gratë e tjera”, ka thënë tutje ajo.