Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Covid-19 mbijeton në kartëmonedha dhe telefona deri në 28 ditë

Virusi COVID-19 mund të mbetet infektues në sipërfaqet e parave, ekranet e telefonit dhe në çelik për 28 ditë, thonë studiuesit.

Zbulimet nga Agjencia Kombëtare e Shkencës e Australisë sugjeron se SARS-Cov-2 mund të mbijetojë për më shumë kohë se sa mendohet.

Disa ekspertë kanë hedhur dyshime në kërcënimin potencial që virusi të transmetohet nga sipërfaqet.

Virusi më së shpeshti transmetohet kur njerëzit teshtijnë, kolliten apo flasin, shkruan BBC.

Studimet e mëhershme kanë treguar se koronavirusi mund të mbijetojë në sipërfaqe dy apo tri ditë në para dhe xham, po ashtu për 6 ditë në plastikë dhe çelik.

Studimi i fundit i agjencisë australiane ka gjetur se virusi është “jashtëzakonisht i fuqishëm” që mbijeton deri në 28 ditë në sipërfaqe të lëmuar si xhami tek telefonat mobilë, plastika dhe paratë, kur mbahen në temperaturë 20 gradë celsius, që është temperaturë dhome.

Edhe Virusi COVID mund të qëndrojë në disa produkte ushqimore për disa ditë Lifestyle 3 v. më parë Virusi COVID mund të qëndrojë në disa produkte ushqimore për disa ditë

Virusi i gripit të zakonshëm mund të mbijetojë deri në 17 ditë.

Deri tash, në botë ka arritur në 37,318,319 persona të infektuar me COVID-19. Ndërsa, janë shënuar mbi 1 milion të vdekur.