Një atmosferë magjike ka mbuluar Korçën në prag të festave të fundvitit.
“Festivali i Dritave” mbushi edhe këtë vit me vizitorë të shumtë qytetin juglindor të Korçës.
Dekori i veçantë i vendosur në Pazarin e Vjetër të Korçës, si dhe në të gjitha sheshet e rrugët e qytetit, që tërheq mijëra turistë në të katër stinët e vitit, i ka dhënë qytetit një bukuri mahnitëse.
“Një super atmosferë festive në Korçë. Ndezëm dekorin e festave me Festivalin e Dritave. Mos e humb atmosferën magjike, që vetëm një qytet si Korça ta dhuron”, shprehet kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, transmeton atsh.
Një kalendar i pasur aktivitetesh do t’i shoqërojë qytetarët korçarë, si dhe vizitorët e shumtë gjatë gjithë muajit më të bukur të vitit.
{gallery}
-
“Prizren Fest” kthen qytetin në skenë teatri si hapësirë reflektimi e dialogu
-
Panairi – kontrasti midis adhurimit të librit dhe festës që venitet
-
Plagosen 12 persona në një festival në SHBA, policia vihet në kërkim të të dyshuarve
-
Drita bëhet gati për festë
-
Dy emigrantë të paligjshëm gjenden të vdekur në Korçë