Sipas një studimi të ndërmarrë nga Qendra e Shëndetit dhe Kujdesit për Shoqërinë ne Mbretërinë e Bashkuar, sasia maksimale e mishit të kuq ose të përpunuar që duhet të konsumohet në ditë nuk duhet t’i kalojë 70 gram, për shkak të lidhjes së tij direkte me kancerin e zorrëve.
Studimi 5-vjeçar në gjysmë million njerëz, më përfshirësi i këtij lloji, ka treguar se ata që konsumonin 76 gram ose më shumë mish të kuq ose mish të përpunuar në ditë ishin 20 % më të rrezikuar nga kanceri i zorrëve se ata që mjaftoheshin me rreth 21 gram në ditë.
Për më tepër, risku rritet me rreth 20% për çdo fetë 25 gramësh sallami apo proshute, si dhe për çdo 50 gram mish viçi apo qengji mbi sasinë e tolerueshme nga organizmi, prej rreth 70 gramëve në ditë.
Duke theksuar se heqja dorë plotësisht nga mishi do kishte pasoja po aq serioze për trupin, studimi nënvizon konsumin e tij të kontrolluar/Dita.
-
Mishi i kuq mund të rrisë rrezikun e kancerit të zorrëve
-
Proshuta mund të rrisë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë
-
Faktorët që ndikojnë në rrezikun për kancer të zorrës së trashë: Nga mishi i kuq tek alkooli
-
Ngrënia e mishit rrit rrezikun për sëmundje të zemrës, diabetit dhe pneumonisë
-
Këshillat e ekspertëve: Konsumoni mish të kuq, nuk ka rrezik për shëndetin