Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Kombinimi i shalqirit me limon, arsyet pse duhet konsumuar

Nëse ende se keni provuar, shtrydheni pak limon mbi copat e shalqirit dhe provojeni.

Kështu po këshillojnë shumë blogerë të cilët kanë postuar shumë video duke e provuar shalqirin me lëng limoni të shtrydhur sipër.

Faqe “La Cucina Italiana” që zakonisht shkruan për kuzhinën italiane, ka përmendur disa arsye pse duhet konsumuar shalqiri me limon.

1.Shalqiri, me 92% ujë, është një nga frutat më freskuese. Kur ai kombinohet me vetitë antioksiduese dhe kripërat minerale që i ka limoni, ndihmon në përballimin e vapës së madhe. Edhe nëse konsumohet para gjumit ndihmon në stimulimin e serotoninës, që njihet si hormoni i lumturisë.

2. Ngrënia e shalqirit me limon thuhet se rrit sasinë e vitaminës C, që është e pranishme në të dy frutat. Nëse konsumohet me limon, shalqiri ka më pak kalori që e bën të jetë kombinim i mirë edhe kundër peshës.

3. Shalqiri njihet gjithashtu si “viagra natyrale” për shkak të substancës që gjendet në pjesën e bardhë afër lëvores që quhet ‘citrulline’. Kjo substancë kur hyn në trup shndërrohet në “arginine” një aminoacid që ndihmon qarkullimin e mirë të gjakut.

Edhe Të mirat dhe të këqijat e shalqirit Lifestyle Të mirat dhe të këqijat e shalqirit

4. Arsyeja e fundit sipas kësaj faqeje është se kombinimi shalqi/limon është thjeshtë tepër i shijshëm. Ëmbëlsia e shalqirit dhe thartësira e limonit kur kombinohen krijojnë një shije shumë të mirë. (Përgatiti Vita Abrashi - Kajtazi)