Nëse ju pëlqen të pini birrë pas një dite të ngarkuar ose i pini disa sish në shoqëri gjatë një daljeje të përbashkët, atëherë është mirë të bëni ushtrime për t’i djegur kaloritë dhe kështu ta parandaloni formimin e "barkut të birrës".
Një kënaçe birrë përafërsisht i përmban 153 kalori, ndërsa nëse i pini dy ose tri, ju i merrni 300 deri në 400 kalori. Nëse e pini një shishe, atëherë sasia e birrës së konsumuar është e barabartë me dy kënaçe. Megjithatë, ekzistojnë ushtrime dhe aktivitete që do t’ju ndihmojnë në parandalimin e formimit të "barkut të birrës", transmeton koha.net.
Vrapimi pesëmbëdhjetëminutësh është i mjaftueshëm për t’i djegur kaloritë që merren nëse i pini dy kënaçe birrë. Nëse jeni më të qëndrueshëm, mjafton një sprint njëminutësh.
Nëse nuk jeni nga ata që u pëlqen të vrapojnë, atëherë alternativa është biçikleta. Ngroheni trupin tuaj me një ushtrim të shkurtër dhe pastaj shkoni në një udhëtim 20 minutash me biçikletë. Sigurohuni që ky të mos jetë vetëm një udhëtim rekreativ, por ta keni një ritëm më të fortë.
Noti është ushtrimi më i mirë për të gjithë trupin, dhe në këtë mënyrë mund të digjni shumë kalori. Tridhjetë minuta not do ta parandalojnë formimin e "barkut të birrës".
Edhe
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni birrë për çdo ditë?
Sigurisht, ngritja e peshave gjithashtu rezulton në djegien e kalorive. Kjo lloj stërvitjeje i aktivizon muskujt dhe e përshpejton metabolizmin, kështu që pas ngritjes njëzetminutëshe të peshave ndonjë birrë e pirë nuk do të paraqesë problem.
Nëse nuk ju përgjigjet asnjë nga këto që u cekën më lart, atëherë ju mbetet joga. Joga e rrit fleksibilitetin e trupit dhe vepron në mënyrë qetësuese, por gjithashtu e formëson trupin tuaj dhe ky proces e përfshin djegien e kalorive.