Perimet na bëjnë mirë, është e vërtetë, por mënyra e gatimit ose më saktë, nevoja për gatim ose jo, luan një rol jo pak të rëndësishëm në aspektin e vlerave shëndetësore që ato ofrojnë.
Kohët e sotme, nevoja e gatimit luan një rol kyç në sasinë dhe volumin e ushqyesve që marrim prej perimeve.
Disa prej tyre janë mirë të hahen të pagatuara e disa të tjera bëhen më të shëndetshme nëse gatuhen.
Procesi i gatimti është i domosdoshëm për gjashtë perimet e mëposhtme sepse aktivizon vitaminat dhe mineralet dhe i bën ato më të përthithshme prej trupit.
Domatet
Edhe
Ushqimet që përmirësojnë shëndetin e trurit
Ka pretendime që gjatë gatimit, domatet humbasin shumë prej sasisë së vitaminës C që ofrojnë.
Ama nga ana tjetër, gatimi rrit sasinë e likopenit, një prej antioksidantëve më të fuqishëm që ekzistojnë, i cili ul rrezikun e shumë sëmundjeve kronike si ato të zemrës dhe tumoret.
Ekspertët thonë se duhet të siguroheni që domaten ta gatuani me një yndyrë të shëndetshme siç është vaji i ullirit.
Shpargu
Shpargu është plot e për plot me vitaminat A, C dhe E. Gatimi, thonë ekspertët, përmirëson aktivitetin e antioksidantëve me 16 deri në 25 për qind.
Për më tepër, gatimi i shpargut rrit nivelet e acidit fenolik që ul rrezikun e kancerit.
Spinaqi
Spinaqi duhet gatuar në avull që të pakësojë acidin oksalik i cili ndërhyn në përthithjen e hekurit dhe kalciumit me të paktën 53%.
Avulli ndihmon në ruajtjen e folatit, që luan rol thelbësor tek ADN-ja dhe ul rrezikun e disa sëmundjeve kancerogjene.
Edhe
Edhe ushqimet e shëndetshme mund të bëhen të rrezikshme nëse teprohen
Kërpudhat
Kërpudhat janë të mbushura me antioksidantë, aktiviteti i të cilëve zmadhohet shumë kur kërpudhat gatuhen.
Për më tepër, kërpudhat përmbajnë shumë kalium, niacinë dhe zink.
Karotat
Karotat përmbajnë beta karotën të cilin trupi e transformon në vitaminë A.
Gatimi i karotës me gjithë lëkurë trefishon fuqinë e antioksidantëve por mënyrat e duhura janë pjekja, zierja dhe mikrovala. Skuqja e karotës ul ndjeshëm sasinë e antioksidantëve .
Patëllxhani
Nëse patëllxhani gatuhet në avull, përbërësit e tij ndërveprojnë mirë me lëngjet biliare duke lejuar mëlçinë të shpërbëjë më mirë përbërësit dhe sidomos kolesterolin.
Edhe
Shëndeti fillon në pjatë, mësoni se cilat perime ulin rrezikun nga kanceri e sulmi në tru
Studimet thonë se nëse patëllxhani gatuhet në skarë, atëherë perimja ruan sasi të larta të acidit klorogenik që ngadalëson çlirimin e glukozës në gjak dhe mundet të ulë tensionin e gjakut por edhe rrezikun e diabetit.
Kur patëllxhani zihet, ai arrin të ruajë pjesën më të madhe të antioksidantëve./AgroWeb