Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Këshilla për flokë të fortë, të shkëlqyeshëm dhe të shëndetshëm

Dihet se të gjitha gratë flokët i kanë primare. Shpeshherë, edhe pse i kushtohet një trajtim i veçantë, ato përsëri dëmtohen.

Më poshtë do të gjeni disa këshilla të cilat janë shumë të dobishme për flokë me shkëlqim, për rrënjë të fortë dhe do t’i keni shumë më të shëndetshme, përcjell Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të paktën një herë në muaj, përdorni një maskë natyrale të përzier me avokado.

Gjithashtu, një herë në muaj lani flokët tuaja me vezë. Vezët janë një produkt i cili i jep shkëlqim flokut tuaj. Por, mos harroni pas larjes me vezë pastroni flokët dy herë me shampon.

Mos i lani flokët shumë shpesh, kjo gjë vetëm se e dëmton flokun. Përdorni herë pas here vaj kokosi për të ushqyer rrënjën e flokut.

Bëni masazh kokës çdo natë, kjo gjë ndihmon në parandalimin e rënies së flokëve.

Mbroni flokët nga dielli, dhe mos i lyeni shumë shpesh.

Kur t’i lani flokët para gjumit, prisni derisa ato të thahen mirë.

Shmangni gjërat e ngrohta që t’i thani flokët.

Hani mirë! Flokët tuaja ushqehen nga gjithçka që hani, nëse shmangni proteinat, yndyrat dhe vitamina, flokët tuaja mund të dëmtohen.