Katër ushqime inflamatore dhe me çfarë të zëvendësohen
Inflamacioni është një proces thelbësor që rrit rrjedhjen e gjakut në një zonë të infektuar të trupit, dhe mbartet në qelizat e sistemit imunitar për ta shëruar atë.
Por inflamacioni kronik mund të dëmtojë qelizat e shëndetshme, ndërsa krijon një sërë simptomash të pakëndshme si ngurtësia e kyçeve, dhimbjet e muskujve dhe çështjet digestive, ka shkruar CNBC.
Ushqimi është ai që luan një rol tepër të rëndësishëm në lidhje me inflamacionet. Katër ushqimet që duhet reduktuar gjithsesi janë këto:
Mishi me yndyrë
Hulumtimet tregojnë se mishrat e yndyrshëm si mishi i viçit, mishi i derrit dhe qengji janë të lidhura me inflamacionin e gradës së ulët.
Edhe
Pesë ushqime që mund të nxisin inflamacionin në trup
Yndyrat e kafshëve dhe yndyrat e ngopura mund të ndryshojnë bakteret tuaja të zorrëve duke rritur lipopolysaharidet, gjë që mund të shkaktojë inflamacion.
Në vend të tyre mund të hani mishin e bardhë, të pulës apo të peshkut.
Ushqimin ultra të procesuar
Këto ushqime kalojnë nëpër procese të ndryshme deri sa të vihet te produkti final kanë tendencë të përmbajnë shumë aditivë ose substanca të nxjerra nga ushqimet. Sasitë e tyre të larta të yndyrës së ngopur, kripës dhe sheqerit të shtuar janë të lidhura me inflamacionin. Në vend të tyre më mirë është të konsumoni fruta, perime dhe drithëra me antioksidant.
Pijet me sheqer
Pijet e gazuara dhe lëngjet e paketuara të frutave janë një armik shumë i madh i shëndetit të mirë. Këto pije shkaktojnë diabet, peshë të madhe dhe sëmundje kardiovaskulare, inflamacion kronik, etj. Në vend të tyre më mirë është të konsumoni lëngje të bëra vet në shtëpi nga frutat, çaj dhe kafe.
Vaji i kokosit dhe vaji i palmës
Edhe
Çfarë e bën kaq të shëndetshme dietën mesdhetare?
Këto dy vajra më së shpeshti mund të gjenden në ushqimin e procesuara si biskota të ndryshme që blihen në markete, këta vajra kanë sasi të madhe të yndyrave të përbëra fabrikishit dhe shkaktojnë inflamacione serioze. Në vend të tyre është më mirë të shikoni produkte që nuk përmbajnë këso lloj vajrash. Vaji i ullirit është zëvendësim shumë i mirë dhe vaji i farës së lirit që janë të pasur me omega 3 acid i njohur kundër inflamacionit.
Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi