Lifestyle

Katër arsyet pse kurrë s'duhet t'i fërkoni sytë

Sytë

Ekzistojnë shumë arsye për njerëzit i fërkojnë sytë, por ky nuk është veprim i mençur pasi shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm për rreziqet që mund t'i shkaktojë. Pavarësisht arsyes, fërkimi i syve mund të përkeqësojë gjendjen dhe mund të shkaktojë probleme të mëdha.

Kur ju fërkoni sytë, enët e vogla e të gjakut mund të ngushtohen dhe të prekën, duke bërë që të pësojnë dëmtime.

Uebfaqja “Coastaleyesurgeons” që shkruan mbi shëndetin e syve ka rekomanduar tutje se fërkimi i syve fton bakteret dhe mikrobet pranë syrit që mund të shkaktojnë infeksion.

Gjithashtu, nëse i fërkoni sytë mund të dëmtoni kornenë dhe të shkaktojë presion mbi sy, duke prishur rrjedhën e gjakut dhe dëmtim nervor.

Po ashtu, fërkimi i syve mund t'i përkeqësojë simptomat e alergjisë nëse veçse keni alergji.

Rekomandohet që nëse keni probleme me të parit të vizitoni oftamologun.