Australia mund të bëhet shteti i parë që mund të eliminojë edhe kancerin e qafës së mitrës.
Kërkuesit e Universitetit Griffith në Queensland kanë përdorur teknologjinë e rregullimit të gjeneve për të synuar tumoret e kancerit të qafës së mitrës tek minjtë duke përdorur nanopjesëza të “fshehura”.
Drejtuesi i kërkimit, Professor Nigel McMillan, ka deklaruar se kjo është kura e parë kundër këtij kanceri duke përdorur këtë teknologji.
Kjo kurë, siç transmeton "Shqip", ka pasur një 100% sukses duke i kuruar të gjithë minjtë që u bënë pjesë e kurës, raportojnë mediat australiane, duke shtuar shpresat tek gratë që vuajnë nga kjo sëmundje.
Artikuj të ngjashëm
-
Trajtimi i ri i kancerit të qafës së mitrës ul për 40% rrezikun e vdekjes nga kjo sëmundje
-
Thika që “nuhat tumoret” detekton kancerin e mitrës brenda sekondash
-
Po krijohet një test i vetëm për të parashikuar rrezikun për katër lloje kanceri te gratë
-
Vaksina HPV zvogëlon rastet me kancer të qafës së mitrës për 90 për qind
-
Vaksina kundër HPV ul në zero numrin e vdekjeve nga kanceri i qafës së mitrës