Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Kafja nuk shkakton çrregullime të ritmit të zemrës

Në kundërshtim me studimet e mëparshme, studimet e fundit kanë treguar se pirja e rregullt e kafesë nuk do të ndikojë në përshpejtimin e ritmit të zemrës, përcjell “The Independent”.

Për më tepër, një studim i kryer në Universitetin e Kalifornisë sugjeron se produktet që përmbajnë kafeinë dhe substanca të ngjashme, si kafja, çokollata ose çaji, mund të kenë efekt pozitiv në sistemin kardiovaskular.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Studimi rezultatet e të cilit u botuan në gazetën “Journal of the American Heart” është kryer në 1,388 të anketuar të zgjedhur në mënyrë rastësore nga një bazë të dhënash të pacientëve të Institutit Amerikan Kombëtar për zemër, mushkëri dhe gjak, ku ata me takikardi kronike u përjashtuan.

Pjesëmarrësit iu nënshtruan edhe një skanimi tërëditor me elektrokardiogramë (EKG), transmeton Koha.net. Parasysh u morën frekuenca e marrjes së ushqimit dhe konsumi i kafesë, çajit dhe çokollatës nga ana e subjekteve.

Nga numri i përgjithshëm i të anketuarve vullnetarë, 80 për qind kishin marrë në ditë më shumë se një produkt që përmbante kafeinë (dhe substanca të ngjashme), ndërsa hulumtimi konfirmoi se nuk kishte pasur rritje të numrit të të rrahurave të zemrës për orë, edhe pas konsumimit të drejtpërdrejtë të kafesë, çajit dhe çokollatës. Kjo çoi në përfundimin se rekomandimet e deritanishme klinike kundër konsumit të rregullt të produkteve që përmbajnë kafeinë, për parandalimin e aritmive kardiake, duhej rishikuar.

Hulumtimet e mëtejshme të ekipit shkencor do të fokusohen në të kuptuarit e ndikimit të konsumit të sasive të mëdha të kafeinës në ritmin e zemrës.