Trupi ju dërgon sinjale kur diçka nuk shkon, por problemi qëndron se sa të aftë jemi t’i kuptojmë këto shenja.
Nëse deri sot kishit menduar që thonjtë që petëzohen apo thyhen janë thjesht të brishtë “Living” ju thotë, që kjo gjë ndodh për shkak të mungesës së një minerali shumë të rëndësishëm, transmeton Visonplus. Brishtësia e thonjve vjen pikërisht prej mungesës së magnezit.
Ky mineral ka veti antioksidante dhe është i domosdoshëm për zhvillimin e kockave, shërimin e plagëve, dhe metabolizimin e karbohidrateve, aminoacideve dhe kolesterolit.
Është gjithashtu çelësi për thithjen e vitaminave të tjera, përfshirë vitaminat B dhe C. Veç thonjve të brishtë , debulesa, të përzierat dhe marramendjet janë simptomat e mungesës së magnezit.
Në rastet më ekstreme, mungesa e magnezit mund të rezultojë në, verbëri e infertilitet.
Edhe
Pesë lëndët ushqyese që i duhen më shumë trupit pas moshës 60-vjeçare
Ushqime të pasura me magnez:
1. Ushqime deti
2. Arra dhe fara
3. Spinaq
Edhe
Pesë ushqimet më të mira për t’i mbrojtur eshtrat nga plakja
4. Tërshërë, bollgur, quinoa etj
5. Fasule