Nganjëherë personalitete e famshme tentojnë të duken sa më elegante, kurse herëve të tjera qëllimi i tyre është të lënë gjurmë në fushën e modës.
Këto shtat ditët e fundit hynë pikërisht në këtë kategori, pasi anembanë botës të yjet e showbizit kanë synuar të jenë në qendër të vëmendjes me veshjet e tyre, të karakterizuara me pallto, fustane dhe aksesorë të jashtëzakonshëm.
Sipas revistës prestigjioze “Vogue”, padyshim vëmendjen më të madhe e mori ylli i filmit dhe muzikës, Jennifer Lopez, e cila gjatë qëndrimit të saj në New York me rastin e promovimit të komedisë së re romantike, “Marry Me”, u shërbeu fansave stile fantastike të modës ku dominonin palltot e gjata dhe çizmet, të kombinuara me stile elegante të flokëve, çanta e syze dielli të shtrenjta dhe stoli prej diamanti.
Dy personalitete që dukshëm i bënë konkurrencë Lopezit ishin, aktorja britanike Lily James dhe këngëtarja me prejardhje kosovare, Dua Lipa. Që të dyja yjet shkëlqyen me veshjet tërësisht të zeza.
Lily James kishte zgjedhur që në paraqitjen e saj në shoun “Jimmy Kimmel Live”, të vesh pantallona të gjera me një bluzë kimono në formë të lules, çka e komplimentonte bukurinë e saj klasike dhe unike të një yllit të Hollywoodit.
Kurse, Dua Lipa në paraqitjen e saj në shoun “The Late Show with Stephen Colbert” dukej elegante dhe plot stil, e veshur me një fustan të zi me prerje të shkallëzuara që shkonin deri në gjunjë, të kombinuar me në palë çizme të gjata të llakut.
Edhe aktorja Julia Garner mori vëmendje me dukjen e saj elegante në intervistën për shoun, “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, ku kishte veshur një fustan të shkurtër plot shkëlqim të markës “Prada”, të kombinuara më një palë këpucë të zeza me take shumë të vogël dhe stil të flokëve dhe grimit të frymëzuara nga vitet ’60.
Edhe
Dua Lipa sjell gjallëri në Cannes me veshje ngjyrë vjollcë
nga adhuruesit e modës anembanë botës mori edhe ylli i muzikës pop, Katy Perry, e cila shkëlqeu në paraqitjen e saj të fundit nëpër rrugët e New Yorkut me ç’rast kishte veshur fund dhe bluzë nga materiali i leshit, të kombinuara në mënyrë të përkryer me një pallto të gjatë dhe çizme ngjyrë të kuqe.
Të gjithë adhuruesit e modës që u pëlqen të eksperimentojnë me veshje dhe të tërheqin vëmendje me stilin e tyre, lirisht mund t’i marrin këto dukje të yjeve si inspirim për sezonin e dimrit.
{gallery}
-
Rita Ora e Dua Lipa shkëlqejnë në ndejën e “Vanity Fair” pas ceremonisë “Oscar”
-
CNN “qorton” yjet për dukjen në “Grammy”, vlerëson Dua Lipën në Javën e Modës në Paris
-
Dua Lipa merr vëmendje në sfilatën “Schiaparellit”
-
Dua Lipa dhe Callum Turner në lansimin e koleksionit të stolive nga “Tiffany and Co”