Derisa presidenti amerikan, Donald Trump, e ka promovuar idenë se një ilaç kundër malaries funksionon në kuadër të një kërkimi për gjetjen e trajtimit për koronavirus, njëri prej aleatëve globalë të tij ka nxjerrë në shitje një version të vetin të trajtimit - një pilulë e verdhë e zbehtë, për të cilën ai ka thënë se është kyç për luftimin e pandemisë.
Kjo fije e supozuar shprese është medikamenti antiviral i njohur si avigan dhe promovuesi i tij më i madh është kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.
Abe e ka promovuar ilaçin vendor gjatë një konference për media dhe në takimet me liderët botërorë, përfshirë edhe thirrjen me presidentin Trump dhe liderët e tjerë të G7. Ai është shprehur i gatshëm madje që ta ofrojë atë falas për shtete të shumta.
Sidoqoftë, kryeministri e ka mbuluar një fakt thelbësor: nuk ka dëshmi të qëndrueshme se avigan është përnjëmend efikas ndaj COVID-19. E derisa medikamenti ka treguar potencial në trajtimin e sëmundjeve vdekjeprurëse, si Ebola te kafshët, ka të dhëna të pakta se mund të funksionojë edhe për ndonjë sëmundje te njerëzit.
Efekti anësor i rrezikshëm
Avigan, me emër të zakonshëm favipiravir, ka histori legjislative të çuditshme dhe një efekt anësor goxha problematik – shkaktimin e defekteve në lindje. Abe ka thënë në një konferencë për media të hënën se efektet anësore “janë të njëjta me talidomidin” që ka shkaktuar deformime në mijëra foshnja gjatë viteve 50’ dhe 60’.
EdheNdërkohë Abe ka bërë thirrje që Avigan të aprovohet për përdorim në rastet me COVID-19 deri në fund të muajit. Zëri i tij për këtë ilaç, si tregimet e Trumpit për medikamentin kundër malaries, hidroklorikinën, po i shtojnë brengat që liderët botërorë mund t’i tejkalojnë proceset e aprovimeve të kujdesshme të medikamenteve, duke bërë ndërhyrje për mbështetjen e ilaçeve të pavërtetuara.
Shtytja nga kryeministri ka ndihmuar që avigani të dërgohet në mbi 1.000 qendra mjekësore të Japonisë dhe që Ministria e Jashtme të pretendojë se mbi 80 shtete të huaja e kanë kërkuar medikamentin.
“Të gjithë jemi të paduruar. E duam medikamentin sot për dje”, ka thënë Susan Ellenberg, profesoreshë në Universitetin e Pensilvanisë me specializim në mënyrën e ndërtimit të testeve klinike. “Por nuk do ta dimë se a funksionon apo jo pa i parë studimet”, ka shtuar ajo.
Me rritjen e numrit të atyre që pretendojnë se e kanë trajtimin për koronavirus, mjekët po testojnë medikamente të shumta. Një numër shtetesh, duke përfshirë këtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, planifikojnë teste klinike për aviganin.
Për liderët politikë, mbështetja e trajtimit të duhur nënkupton shpëtim jetësh, rritje të kapitalit politik, përfitim prestigji ndërkombëtar, por edhe përfitime shtesë për korporatat.
Pa dëshmi për efektet
Edhe
Ilaçi rus kundër koronës blihet nga 15 shtete, kërkohet nga Gjermania dhe miratohet nga Japonia
Në anën tjetër, promovimi i ilaçit të gabuar mund të jetë edhe shkatërrimtar.
Agjencia amerikane për Ushqim dhe Barna ka paralajmëruar javën e kaluar se hidroksiklorikina, bashkë me ilaçin bazë klorikinën, mund të kenë efekte të rrezikshme në shkaktimin e aritmisë. Një nga shembujt më ekstremë është ai i një burri në Arizona të SHBA-së, i cili vdiq pasi kishte konsumuar aditivë të akuariumeve të peshqve që përmbanin përbërësin e njëjtë aktiv si klorikina.
E dyshimet e institucioneve mbikëqyrëse mjekësore e kanë ngadalësuar zgjerimin e përdorimit të aviganit. Medikamenti e ka mbështetjen e një prej kompanive më të mëdha japoneze, Fujifilm, që është nën Toyama Chemical, e cila e ka prodhuar aviganin. Qeveria kineze i ka testuar sigurinë dhe efektivitetin e këtij medikamenti për trajtimin e COVID-19.
Në televizione japoneze mjekët po e quajnë pilulën si shpëtimtar të mundshëm global, ndërsa të famshmit kanë treguar histori të ndritshme për të.
“Mirëpo provat janë krejt anekdota (histori të izoluara)”, ka thënë Masaya Yamato, shef për sëmundje infektive në Qendrën Mjekësorë të Përgjithshme Rinku në qytetin Osaka, i cili ka qenë pjesë e komisionit të qeverisë që e vlerësoi medikamentin, si ilaç emergjent për llojet e reja të gripit në rast se nuk ka medikamente të tjera.
Edhe
Prova të zbehta mbi efektin e “Klorokinës”
Avigan është potencialisht me vlerë, për shkak se funksionon ndryshe nga medikamentet e tjera antivirale, duke ndërhyrë në shumimin e viruseve, jo duke ndalur hyrjen e virusit në qeliza. Në testet e bëra në kafshë, medikamenti është treguar i aftë që ta ndalë shumimin e viruseve, si Ebola, veçanërisht kur merret në fazë të hershme.
Medikamenti ka edhe probleme të mëdha. Dëshmitë për defekte në lindje të kafshëve kanë bërë që Japonia ta vendosë nën kontroll të rreptë prodhimin e medikamentit. Para koronavirusit është përdorur te njerëzit gjatë testeve klinike në përpjekje të dëshpëruar për trajtimin e Ebolës. Asnjë nga këto rezultate nuk kanë dhënë prova definitive që e trajton ndonjë sëmundje të njerëzve, as llojet e zakonshme të gripit, ka thënë mjeku Yakamoto. \ NYT