Inxhinieri shqiptar Bekim Osmani me ekipin e tij, në kompaninë e re spin-off të quajtur Bottneuro AG, ka zhvilluar një implant nervor shumë të hollë me bazë bimore për shtyllën kurrizore dhe trurin, njofton Universiteti i Bazelit.
Ky implant, siç thuhet nga kompania, do të ndihmojë pacientët që vuajnë nga dhembjet kronike neuropatike, Alzheimeri dhe sëmundje tjera neurodegjenerative.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOsmani është shef-ekzekutiv i kompanisë që është në Zvicër.
Kjo kompani spin-off është nga Universiteti i Bazelit dhe ekipi ka përvojë disavjeçare në menaxhim, dizajnim të produkteve, marketing, zhvillim të biznesit, nanoteknologji polimeri dhe neurokirurgji.
Kompania e re spin-off është themeluar më 8 janar të këtij viti.
