Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Inteligjenca artificiale përshpejton kërkimet për sëmundjet gjenetike

Inteligjenca artificiale e Googlet, DeepMind, po përshpejton kërkimet në identifikimin e ndryshimeve në ADN-në e njeriut, të cilat mund të shkaktojnë sëmundje, raportoi të martën BBC-ja.

Studiuesit besojnë se kanë identifikuar 89 për qind të të gjitha mutacioneve kryesore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zhvillimi pritet të përshpejtojë diagnozën dhe të ndihmojë në kërkimin e trajtimeve më të mira.

Eëan Birney, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Laboratorit Evropian të Biologjisë Molekulare ka thënë se kjo do t'i ndihmojë studiuesit klinikë se ku të kërkojnë për të gjetur zona që mund të shkaktojnë sëmundje.

Vitin e kaluar, DeepMind-i përpunoi formën e pothuajse të gjitha proteinave në trupin e njeriut.

Sistemi i ri, i quajtur AlphaMissense, mund të tregojë nëse shkronjat në ADN do të prodhojnë formën e duhur. Nëse jo, ai renditet si potencialisht shkaktar i sëmundjes.

Aktualisht njohësit e sëmundjeve gjenetike kanë njohuri të kufizuara se cilat zona të ADN-së njerëzore mund të çojnë në sëmundje. Ata kanë klasifikuar 0.1% të ndryshimeve të shkronjave, ose mutacioneve, si shkaktarë beninje ose sëmundje.

"Nuk e di se ku do të përfundojë, por po ndryshon pothuajse gjithçka që bëjmë për momentin”, ka thënë Birney.