Shkencëtarët kanë zbuluar nëpërmjet një studimi të ri një medikament i cili mund të ndalojë gjakderdhjen e brendshme për vetëm tre minuta.
I përbërë nga komponimet e gjetura te algat e detit dhe substancat xhelatinoze të cilat përdoren në përgatitjen e tortave, injeksioni mini-invaziv përmban gjithashtu argjilë, e cila ndikon në mpiksjen e qelizave të gjakut.
Trajtimi, i cili është bërë publik disa ditë më parë, gjithashtu krijon një substancë 3D në trajtë xheli, e cila stimulon shërimin e indeve të dëmtuara.
Autori i studimit Giriraj Lokhande, nga Universiteti i Teksasit A & M, tha: “Ne kemi zbuluar këtë medikament që mund të përdoret gjatë terapive për të shëruar plagët”.
Hemorragjia është një ndër shkaqet kryesore të vdekjeve gjatë operacioneve.
Substanca kryesore e injeksionit është një algë e kuqe, xhelatinoze e njohur si k-carrageenan, e cila përdoren për të bërë ushqimin më të përqendruar.
Kur u testua në indet e kafshëve dhe të njeriut në laborator, trajtimi shkaktoi mpiksjen e gjakut në më pak se tre minuta.
Edhe
Po testohet nëse modifikimi i gjeneve mund të ulë nivelin e yndyrës së dëmshme në gjak
Ai gjithashtu rrit ndjeshëm rigjenerimin e indeve dhe shërimin e plagëve.
Në të ardhmen, studiuesit shpresojnë se grimcat e argjilës në trajtim do të jenë në gjendje të shpërndajnë medikamentin në zonat e plagëve.
Nuk dihet ende se kur ky zbulim i bërë mund të vihet në praktikë jashtë laboratorit. Siç transmeton tvklan.al, zbulimet janë botuar në revistën Acta Biomaterialia.
-
Ilaçi i ri që ul nivelin e yndyrës në gjak dhe rrezikun nga infarkti për vetëm 12 javë
-
Shkencëtarët zhvillojnë injeksion për implant kontraceptiv me veprim të gjatë
-
Shkencëtarët krijojnë lëkurën artificiale që shëron 90% të plagës brenda 4 orësh
-
Terapia me dritë të kuqe lidhet me rrezik më të ulët të mpiksjes së gjakut