Radavirseni është një oligomer antishqisor i cili e pengon prodhimin e disa proteinave të gripit.
Hulumtuesit raportojnë se një test klinik i fazës 1 i ilaçit radavirsen, një ilaç ky i ri për ta luftuar gripin, është i sigurt dhe i toleruar mirë tek individët e shëndetshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoStudimi, i publikuar së fundi në “British Journal of Clinical Pharmacology”, nga 56 pjesëmarrës të shëndetshëm testoi nëse radavirseni, një oligomer antishqisor i cili e ndalon prodhimin e disa proteinave të gripit, është i sigurt për përdorim.
“Ky është demonstrimi i parë i sigurisë dhe tolerancës dhe farmakokinetikëve të një oligonukleotidi antishqisor për trajtimin e gripit A”, shkruajnë hulumtuesit në studim, transmeton Koha.net.
Hulumtuesit i ekzaminuan 66 individë të shëndetshëm, duke u dhënë 56 pjesëmarrësve radavirsen ndërmjet viteve 2013 dhe 2015, ku secili prej tyre mori doza të vetme intravenoze të ilaçit në nivele nga 0.5 deri në 8 mg/kg ose një placebo.
Mes pjesëmarrësve, 74 për qind e atyre që e kishin marrë ilaçin e kishin të paktën një ngjarje anësore, ashtu siç kishin 93 për qind të atyre që u ishte dhënë placebo. Efekti më i zakonshëm anësor që u gjet në mesin e pjesëmarrësve në studim ishte kokëdhimbja dhe proteinura.
Në përgjithësi, hulumtuesit raportojnë se radavirseni ishte i sigurt dhe i toleruar mirë në shumicën e pjesëmarrësve të studimit, duke rekomanduar që testet të kryhen duke e testuar efikasitetin e tij duke i trajtuar pacientët me grip.