Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ilaçet mund të jenë efektive sa edhe operacioni për sinusitin kronik

Sprejet për hundë, antibiotikët dhe antihistaminet mund të jenë po aq efektive sa kirurgjia në korrigjimin e problemeve të shkaktuara nga infeksionet kronike të sinuseve, sipas një studimi të ri në Kanada.

Hulumtuesit në studim, thanë se për disa raste të caktuara kirurgjia mund të jetë e preferueshme, por preferenca e pacientit duhet ta luajë një rol të konsiderueshëm në çdo vendim, transmeton koha.net.

Infeksionet kronike të sinuseve, ose sinusiti, mund të shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje postnazale, kollë dhe pastrim të vazhdueshëm të fytit, rrjedhje të verdhë-gjelbër, kokëdhimbje, ngjirje të zërit, alergji, astmë, bronkit, humbje të kujtesës dhe përkeqësim të sëmundjes së refluksit në lukth. Kjo sëmundje është gjithashtu shkaktare e ditëve të humbura të punës dhe pagës sipas studiuesve.

"Pacientët të cilët e kanë reduktuar relativisht minimalisht produktivitetin në punë dhe minimalisht e kanë reduktuar cilësinë e jetës për shkak të sinusitit të tyre kronik, mund ta shmangin përkeqësimin, duke vazhduar me terapi mjekësore", tha për HealthDay dr. Luka Rudmik, profesor i asociuar klinik i kirurgjisë endoskopike të sinuseve dhe kafkës në Universitetin Calgary.

Hulumtuesit i vëzhguan 38 pacientë me sinusitis, duke zbuluar se në mesin e njerëzve që zgjodhën terapi mjekësore kundrejt operacionit kostoja vjetore e produktivitetit kishte rënë nga 3.400 dollarë në 2700 dollarë gjatë një viti të trajtimit. Sasia mesatare e kohës së humbur në punë kishte rënë nga pesë në dy ditë në vit.

Për shkak të dallimeve në jetesë dhe punë, studiuesit thanë se preferenca personale duhet të merret parasysh kur bëhet zgjedhja mes operacionit dhe trajtimit mjekësor për shkak se ato janë të dyja efektive.

Edhe A shkaktojnë dhimbje të qafës problemet me bllokimin e sinusve? Lifestyle A shkaktojnë dhimbje të qafës problemet me bllokimin e sinusve?

"Vendimet për secilin trajtim duhet ta përfshijnë një proces të përbashkët vendimmarrës mes mjekut dhe pacientit pas informimit të pacientit për rezultatet e tyre të pritshme dhe rreziqet e mundshme", tha ai.

Studimi është publikuar në JAMA Otolaryngology – Head and Neck Surgery.