Vallë a i njihni hurmat, frutin që dietologët e konsiderojnë si minierën e vitaminave?
Ky frut është shumë i shëndetshëm dhe përmban, kalcium, hekur, magnez, sodium, squfur, klor, vitaminat A, B1, B2 dhe D.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHurmat përmbajnë glukozë të lehtë natyrale që nuk është e dëmshme për shëndetin tonë.
Ja disa nga vlerat shëndetësore të hurmave arabe:
Fruti më i preferuar i arabëve forcon mëlçinë dhe e bën të punojë më mirë, lufton stresin nervor, përmirëson punën e gjëndrave tiroide dhe enëve të gjakut, zbut ashpërsinë e fytit dhe largon sekrecionet; konsumi i saj esëll eliminon askaridet, forcon muskujt dhe nervat, si dhe vonon plakjen.
Hurmat freskojnë zorrët dhe i mbrojnë ato nga infektimet; forcojnë qendrat e trurit, lehtësojnë marramendjen, luftojnë vëngërinë e syve dhe plogështinë, pastrojnë veshkat dhe normalizojnë urinimin.
Hurmat përmbajnë sheqer natyror, i cili thithet dhe tretet lehtë, kështu është e sigurt dhe dobiprurëse për stomakun dhe zorrët e fëmijëve.
Lëngu i hurmave i përzier me qumësht është shumë i dobishëm, me vlera të shumta rregulluese dhe ushqyese si për fëmijët, ashtu edhe të rriturit.
Masa e krijuar nga hurmat e shtypura dhe mjalti përdoret për trajtimin e dizenterisë tek fëmijët, gjithashtu kjo masë zvogëlon dhimbjen dhe forcon mishrat e dhëmbëve gjatë procesit të daljes së dhëmbëve duke lehtësuar këtë proces.