Shkencëtarët në Britaninë e Madhe kanë ndalur testimin klinik të ilaçit
hidroksiklorokinës për shkak se nuk ka shfaqur asnjë efekt te pacientët e prekur me Covid-19.
Testimi i njohur me emrin “Recovery”, është ndërprerë pasi nuk ka pasur asnjë provë të përfitimit nga ilaçi të cilin e ka përdorur dhe promovuar presidenti amerikan Donald Trump.
Në testim kanë marrë pjesë 1 mijë e 500 pacientë të prekur me koronavirus, transmeton KOHA.
Të dhënat kanë treguar se pas 28 ditësh, 25 për qind e pacientëve që kanë marrë hidroksiklorokinë kanë vdekur, krahasuar me 23 për qind e atyre që janë trajtuar me ilaçe tjera.
Artikuj të ngjashëm
-
Ndalen hulumtimet, hidroksiklorokina nuk ka dhënë efekte ndaj koronavirusit
-
Tërhiqet studimi me ndikim në lidhje me ilaçin hidroksiklorokina
-
Studim i ri: Hidroksiklorokina jo më shumë se efekt placebo
-
Franca ndalon hidroksiklorokinën për trajtimin e COVID-19
-
OBSH-ja pezullon testimin klinik të ilaçit të “reklamuar” nga Trumpi