Ndërhyrja “Liposuction” apo siç njihet, procedura për heqjen e dhjamit nga pjesë të ndryshme të trupit, e ka tejkaluar zmadhimin e gjoksit si ndërhyrja më e shpeshtë estetike, për shkak të rritjes së shqetësimeve se implantet shkaktojnë kancer, thotë studimi i fundit.
Sipas Shoqërisë Ndërkombëtare të Kirurgjisë Estetike Plastike (ISAPS) e cila e ka publikuar studimin, procedura e konturimit, e cila përdor thithjen për të hequr yndyrën e tepërt, përbënte 14.8 për qind të operacioneve estetike të kryera në mbarë botën, ndërsa shifra për zmadhimin e gjoksit ra në pak më shumë se 13 për qind.
Tendencat në ndryshim janë pjesë e një rritjeje globale të mjekësisë estetike, e cila pa mbi 30 milionë procedura kirurgjikale dhe jokirurgjikale të kryera në vitin 2021, një rritje prej 19.3 për qind nga viti i kaluar, raportoi CNN, transmeton Koha.net. Të dhënat, të publikuara të martën si pjesë e sondazhit të fundit vjetor të ISAPS, thonë se industria e kirurgjisë kozmetike jo vetëm që është rikuperuar nga dy vjet radhazi të rënies së lidhur me COVID-in, por ajo është rritur shumë përtej niveleve para pandemisë.
Numri total i ndërhyrjeve kirurgjikale estetike ka lulëzuar për mbi 33 për qind ndërmjet viteve 2017 dhe 2021, derisa ndërhyrjet jokirurgjikale, siç është botoksi, janë rritur për më shume se 54 për qind në të njëjtën periudhë
Numri i zmadhimeve të gjoksit gjithashtu u rrit me 0.5 për qind, gjatë të njëjtëve katër vite. Por redaktori i raportit, Dr. Gianluca Campiglio, vuri në dukje një rënie relative në krahasim me procedurat e tjera. Ai e lidhi këtë prirje me shqetësimin për BIA-ALCL, një formë e limfomës jo-Hodgkin - një kancer i sistemit imunitar - që i atribuohet implanteve.
Campiglio, i cili punon si kirurg plastik në Itali, theksoi gjithashtu një rritje të mprehtë në numrin e pacientëve që kërkojnë të heqin implantet e gjirit, një procedurë që u rrit me pothuajse 50 për qind globalisht në katër vitet e fundit.
-
Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind
-
Studimi: Ilaçet për humbjen e peshës mund të parandalojnë operacionet e gjurit
-
Ilaçet e diabetit që po përdoren për dobësim të mira edhe kundër kancerit
-
Bie numri i operacioneve për dobësim në SHBA - nën 200 mijë për herë të parë që nga viti 2020
-
Pse disa njerëz e kanë shumë më të vështirë të humbin peshë se të tjerët?