Në qoftë se nuk ekziston asgjë që mund të bëni për ta parandaluar shfaqjen e kancerit të prostatës plotësisht, ekzistojnë disa hapa të cilët mund të ndihmojnë në minimizimin e rrezikut, transmeton koha.net.
Aplikoni shprehi të të ushqyerit të shëndetshëm
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoStudimet e deritanishme kanë treguar se dieta e bazuar në konsum të reduktuar të yndyrave të ngopura dhe konsumin e rritur të ushqimeve integrale dhe të freskëta, mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të kancerit të prostatës. Ndiqni këto udhëzime dietike:
Reduktoni konsumin e acideve të ngopura yndyrore, të cilat gjenden në mish, qumësht dhe produkte të qumështit.
Rriteni konsumin e acideve yndyrore të pangopura, të cilat gjenden në vaj ulliri, peshk të yndyrshëm, arrore dhe avokado.
Rriteni konsumin e pemëve dhe perimeve të cilat trupi juaj do t’i sigurojë përmes vitaminave dhe mineraleve, por edhe antioksidantëve që ndihmojnë në parandalimin e qelizave të kancerit.
Mbani një peshë të shëndetshme
Meshkujt, me indeks të masës trupore 30 ose më shumë, kanë rrezik të rritur të paraqitjes së kancerit të prostatës. Merrni të gjitha masat e nevojshme për të humbur peshën e tepërt dhe pastaj vazhdoni ta ruani peshën e shëndetshme.
Nëse tashmë keni peshë të shëndetshme, vazhdoni ta ruani atë duke ushtruar rregullisht dhe duke vazhduar t’i praktikoni shprehitë e të ushqyerit të shëndetshëm.