Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Gjithçka që dini për dashurinë është e gabuar, partneri nuk duhet të jetë miku më i mirë

Pothuajse gjithçka që ju është thënë për dashurinë nuk është e saktë. Filmat dhe librat janë vetëm gënjeshtra romantike të përdorura për qëllime komerciale. 

Ky këndvështrim në dashurinë është më realistik se idealist dhe së tepërmi romantik. Dhe atë me arsye të mirë. Ekzistojnë shumë mite dhe kurthe për dashurinë saqë është mjaft e qartë se ajo në fund duhet të dështojë, shkruan sot Koha Ditore.

Miti i parë për dashurinë është se partneri juaj duhet të jetë miku më i mirë. Mirë, është mirë nëse është kështu, por duhet ta dini se ne jetojmë në kohë kur njerëzit nuk e shohin punën dhe partnerët si obligime të përjetshme. Dhe kjo është në të vërtetë mirë. 

Njerëzit mund të rriten, të zhvillohen, të shkojnë më tej... Përveç kësaj, deklarimi i partnerit tuaj si miku juaj më i mirë është i rrezikshëm, sepse kur lidhja dështon humbisni dy herë. Edhe dashurinë edhe mikun. 

Kjo mund të jetë paksa fyese për miqtë tuaj të tjerë, veçanërisht nëse në jetën tuaj e keni një mik që ju dëgjon, kujdeset për ju dhe ju disponon kur jeni të mërzitur. Mos harroni se partneri juaj tashmë e ka një rol në jetën tuaj dhe ai/ajo nuk ka nevojë të jetë miku juaj më i mirë. Miti i dytë i dashurisë është se dashuria nuk është diçka që duhet të mësohet në shkolla, sepse nuk është e përshtatshme për moshën e fëmijëve. 

Edhe Tetë gjëra që gratë i bëjnë vetëm me burrat që i dashurojnë Lifestyle Tetë gjëra që gratë i bëjnë vetëm me burrat që i dashurojnë

Në fakt, është shumë e përshtatshme dhe shumë e rëndësishme. Nxënësit duhet të dinë si të reagojnë në lidhje dhe pse barazia e partneritetit është e rëndësishme. Gjithashtu, nxënësit duhet të dinë se lidhja me një person të të njëjtës gjini është normale dhe e barabartë. 

Atyre duhet t'u mësohet se si të ballafaqohen me vështirësi mendore kur lidhja të ndërpritet dhe t'u bëhet e qartë se të qenit “single” nuk është e turpshme. Frazat e dashurisë janë gjithashtu shumë problematike dhe paraqesin disa nga mitet më të mëdha të dashurisë. 

"Gjysma ime tjetër" është një frazë e tmerrshme, ajo insinuon që ju nuk jeni një person i tërë kur jeni vetëm. Ju duhet ta dini se jeni absolutisht person i tërë (i kompletuar) edhe kur jeni vetë, dhe jo një enë e zbrazët vetëm duke pritur që të mbushet. "Kam qenë i humbur deri sa të gjeta" është thjesht një frazë e pasaktë. Leksionet më të rëndësishme të vetëzbulimit do t’i mësoni vetë. Kur udhëtoni, e mbroni veten, gatuani për veten dhe merreni me situata të vështira pa përkrahjen e askujt. Vetëm pasi ta gjeni veten jeni të gatshëm për romancë dhe dashuri. Kurrsesi më parë. 

Gjithashtu, frazat si "Ti je i imi/imja" - mbani mend, dashuria nuk është posedim, kontroll dhe humbje e vetes. Dashuria është liri. Duhet ta gjeni dikë me të cilin mund të vraponi lirshëm. Miti i fundit për dashuri është monogamia. Pyetja është pse insistojmë në këto pritje të vjetruara vetëm për të qenë fer ndaj partnerit tonë. 

Edhe Mënyra më e mirë për të bërë miq Lifestyle Mënyra më e mirë për të bërë miq

Monogamia është vetëm një çështje që ka lindur në kohët konservatore dhe në njëfarë mënyre nënkupton posedim. Nuk keni nevojë të jeni poligam për ta kuptuar këtë. Zgjidhja është ta keni një lidhje diskrete dhe të hapur. 

Përderisa janë përcaktuar kufijtë e qartë dhe praktikohet respektimi dhe barazia, nuk ka nevojë për frikë nga një lidhje e tillë. Le të jetë dashuria në vitin 2019 një dashuri pa frikë, posedim dhe kontroll, dhe mitet që ju kufizojnë.