Dihet se gjidhënia është e rëndësishme për foshnjat, por një studim i ri ka treguar se gjidhënia nuk ka ndikim afatgjatë tek fëmijët, sidomos kur është fjala për zhvillimin kognitiv dhe sjelljen.
Studimi i publikuar në revistën Pediatrics i përcolli 7478 fëmijë të lindur me kohë në periudhën e muajit të nëntë. Vlerësimi u krye kur fëmijët i mbushën tre dhe pastaj pesë vjet, transmeton koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër t’i vlerësuar aftësitë dhe sjelljet kognitive, hulumtuesit kërkuan nga prindërit e trevjeçarëve që t’i plotësojnë pyetësorët për fjalorin e fëmijëve dhe aftësitë e zgjidhjes së problemeve. Dy vjet më vonë ata i përsëritën të njëjtat pyetje.
Hulumtuesit erdhën në përfundimin se fëmijët që u ushqyen me gji për gjashtë muaj ose më shumë ishin më pak hiperaktivë dhe kishin aftësi më të mira në zgjidhjen e problemeve në moshën trevjeçare, por dallimi në mes tyre dhe fëmijëve që nuk u ushqyen me gji apo ishin ushqyer më pak me gji ishte i papërfillshëm në moshën pesëvjeçare.
Studimet e mëparshme treguan se ishin të papërfillshme edhe dallimet në faktorët socio-ekonomikë, si edukimi dhe të ardhurat.
Ekspertët theksojnë se është fakt që fëmijët që ushqehen me gji kanë rezultate më të mira, por pyetja është nëse në ta ka ndikuar qumështi apo rritja me prindërit të cilët ishin më mirë të arsimuar apo kishin më shumë para.