Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Gjërat që nuk i dinit se mund t’i bëni me avokado

Avokadot janë një lloj unik i frutave.

Avokadot kanë përmbajtje të lartë të yndyrave të shëndetshme, çka e bën atë një frut me veti të jashtëzakonshme. Ato përmbajnë shumë fibra dhe kalium si dhe mund të përdoren si në sallatë, ashtu edhe në supë dhe shumë gjëra të tjera, shkruan Koha.net.

Sipas uebfaqes për shëndet, Health, ka disa gjëra të cilat ndoshta nuk i keni ditur se mund t’i bëni me avokado.

Këto janë gjërat që mund t’i bëni me avokado të cilat i ka renditur Health:

Mund t’i piqni në skarë

Edhe Pesë përfitime shëndetësore nga avokadot për muajt e nxehtë Lifestyle Pesë përfitime shëndetësore nga avokadot për muajt e nxehtë

Lyeni avokadon me vaj dhe piqni atë në skarë për 1 deri 2 minuta;

Mund të zieni një vezë në to

Vendosni të kuqtë e vezëve në avokadot e prera përgjysmë dhe vendosi në furrë nën temperaturën prej 220 shkallë celsius për 15 minuta;

Mund t’i përdorni në vend të gjalpit tek ushqimet e pjekura

Përdorni gjysmën e avokados në vend të 1 cope të gjalpit;

Edhe Të mirat shëndetësore që ofron avokadoja Lifestyle Të mirat shëndetësore që ofron avokadoja

Mund t’i përdorni në brumin e petullave

Në brumin e petullave shtoni gjysmë avokado për t’i bërë ato më shijshme;