Shkencëtarët e Indisë kanë gjetur mikrofosilet prokariote, vjetërsia e të cilave vlerësohet të jetë 2 miliardë vjet.
Mikrofosilet prokariote paraqesin fosilet më të vjetra të formës së jetës së njohur në planetin tonë – qelizat prokariote.
Organizmi prokariot përbëhet nga një qelizë. Në këtë grup bëjnë pjesë bakteret dhe algat blu-jeshile, derisa të gjithë organizmat tjerë kanë eukariote. Emërtimi i mikrofosilit i referohet të gjitha fosileve, madhësia e të cilave është më pak se një milimetër dhe studimi i të cilave kërkon përdorimin e një mikroskopi, transmeton ksp. Fosilet janë gjetur në rajonin Bundelkand, nga gjeologu Naresh Gose, ish-profesor në Universitetin në Patna.
Zbulimi u prezantua në konferencën e fundit vjetore të Kongresit Gjeologjik Indian në Nagpur.
-
Studiuesit zbulojnë se me çfarë ushqeheshin gjallesat 550 milionë vjeçare
-
Në Gabon gjenden gjurmë të fosilizuara të mukozës 2,1 miliardë vjet të vjetra
-
Shkencëtarët konfirmojnë fosilin më të vjetër të kafshës në tokë, 558 milionë i vjetër
-
Në Kinë zbulohen fosilet më të vjetra të kafshëve
-
Shkencëtarët britanikë zbulojnë fosilet e gjitarit më të vjetër