Fosili më i vjetër i pararendësve të gjitarëve dhe njerëzve të sotëm, janë zbuluar në Anglinë Jugore, transmeton BBC.
Mbetjet e dhëmbit janë gjetur në bregdetin Dorset dhe ato janë të vjetra 145 milionë vjet, transmeton ksp.
Gjitarët e këtij lloji ishin të vegjël dhe me siguri se kanë lëvizur gjatë natës.
Disa prej tyre janë ushqyer me insekte derisa ata që ishin më të mëdhenj kanë mund të hanë edhe bimë. Ata kishin dhëmbë shumë të zhvilluar dhe kanë mundur të hanë ushqimin pa problem.
Fosilet më të vjetra të gjitarëve në Kinë, që ishin vlerësuar si 160 milionë vjet, janë kontestuar në bazë të hulumtimit të molekulës.
Një studim tjetër, i publikuar këtë javë, ka treguar se gjitarët më të hershëm ishin gjallesa nate, të cilat nisën të bëhen më aktive pas zhdukjes së dinozaurëve.
-
Studiuesit zbulojnë se me çfarë ushqeheshin gjallesat 550 milionë vjeçare
-
Gjendet një dhëmb njeriu 1.8 milionë vjet i vjetër
-
Në një restorant në Kinë gjenden gjurmë të dinosaurëve
-
Mbetjet fosile të një gruaje mendohet të jenë mbi 3 milionë vjet të vjetra
-
Gjendet fosili më i madh i ujorit në Britaninë e Madhe