Kërkuesit shkencorë kanë zbuluar një simptomë të re të koronavirusit. Bëhet fjalë për një ndryshim ngjyre dhe enjtje të gishtave të këmbës, që mund të zgjasë me muaj.
Zbulimi u bë nga Liga Ndërkombëtare e Shoqërive Dermatologjike dhe Akademia Amerikane e Dermatologjisë.
Simptoma shfaqet një javë pas infektimit, por janë vënë re edhe raste që problemi te gishtat ndodh edhe një muaj pas prekjes nga Covid-19.
Dr. Esther Freeman tha: “Ka një nënkategori pacientësh të cilët, pasi preken nga koronavirusi, zhvillojnë një inflamacion në gishtat e këmbëve. Në fillim enjten dhe skuqen, më pas marrin ngjyrë vjollcë. Në shumicën e rasteve, kjo gjendje zgjat 2 javë dhe më pas gishtat kthehen vetë në normalitet”./ A2News
{gallery}
-
Shenjat që tregojnë se jemi të prekur nga gripi sezonal
-
Është ftohje, grip apo Covid? Si t’i shmangim format më të rënda
-
Po rritet numri i grave të reja që preken nga diabeti i tipit 2
-
Vaksina kundër COVID-19 mund të ulë numrin e vdekjeve nga problemet e zemrës
-
Studimi: Vaksina kundër Covid-19 lidhet me rrezik më të ulët për sulm në zemër dhe në tru