Gërhitja me shumë zhurmë mund të jetë shenjë e hershme e demencës dhe problemeve me kujtesë, thonë shkencëtarët.
Sipas një studimi, njerëzit me apnea të gjumit vuajnë nga gërhitja e rëndë. Kjo ka ndikim negativ për kujtesën dhe sjell ndryshime që çojnë në demencë.
Gjysmë milioni banorë të Britanisë së Madhe vuan nga gjendja, e cila është e pranishme në moshën e mesme te njerëzit me mbipeshë dhe shkakton tkurrjen e mureve të fytit gjatë gjumit, duke ndalur frymëmarrjen, transmeton KosovaPress.
Shkencëtarët nga Universiteti i Sidneit tani sugjerojnë se kjo mund të tkurrë pjesët e trurit duke ulur nivelet e oksigjenit në gjak. Studimi gjeti se personat me apnea kishin të reduktuar trashësinë e kores së trurit në anën e djathtë dhe të majtë, të cilat janë qendrat e kujtesës të trurit dhe të lidhura me demencë.
Këto ndryshime të trurit ishin të lidhura me performancë të dobët në një testin e kujtesës, ku njerëzve iu dhanë një listë prej 15 artikujve dhe u kërkua t’i kujtojnë pas 20 minutash.
Aktualisht nuk ka kurë për demencën, derisa apnea e gjumit trajtohet me aparate me presion të ajrit, të cilat parandalojnë mbylljen e rrugëve të frymëmarrjes gjatë gjumit.
-
Të moshuarit që ecin më shpejt kanë deri në 50 për qind më pak rrezik për rënie të funksioneve të trurit
-
Fjetja në krah për ta mposhtur gërhitjen
-
Anemia te personat mbi 60 vjeç lidhet me rrezik më të lartë për demencë
-
Shikimi shenjë paralajmëruese e demencës 12 vjet para diagnostikimit
-
Pagjumësia mund të jetë një nga shenjat e hershme të Alzheimerit