Niveli i lartë i acidit urik në gjak është një formë e artritit. Ky problem shëndetësor përkeqësohet nga regjimi ushqimor dhe lidhet me mbi konsumin e mishit, prodhimeve te detit dhe alkoolin.
Kjo sëmundje kronike mund të parandalohet, por edhe të mbahet nën kontroll nëse tregoni kujdes me dietën ushqimore. Përfshirja e frutave të mëposhtme do t’ju ndihmojë me këtë problem, transmeton kp.
Agrumet
Niveli i lartë i vitaminës C tek mandarinat, limonët dhe portokajtë mund të ndihmojnë në eliminimin e acidit urik nga trupi.
Banania
Nëse deri tani nuk keni pasur dijeni për “Dietën e bananeve” ka ardhur koha ta mësoni çfarë regjimi është nëse vuani nga artriti. Ngrënia e 8 bananeve në ditë për 4 ditë rresh trajton këtë problem, redukton inflamacionin dhe eliminon acidin urik nga organizmi.
Edhe
Pesë ushqimet që ulin presionin e gjakut
Luleshtrydhet kanë fuqinë të neutralizojnë kimikatet në organizmin duke mbajtur nën kontroll dhe këtë acid që krijon kristalet, përgjegjëse për dhimbjet e trupit. Acidi malik i gjendur tek molla qetëson dhimbjet e kyçeve dhe eliminonin acidin urik.
Qershitë kanë veti antiinflamatore! Ngrënia e 200 gr qershive në ditë lehtëson simptomat e artritit.