Frutat dhe perimet me ngjyrë të kuqe janë të ngrohta dhe të shëndetshme për zemrën.
Më poshtë do të zbuloni arsyet përse perimet dhe frutat e kuqe rekomandohen të jenë pjesë e një regjimi të shëndetshëm ushqimor.
Shegët
Shegët përmbajnë vitaminë K, e rëndësishme për koagulimin e gjakut.
Ato janë të pasura me fibër dhe vitaminë C.
Edhe
Ushqimet që përmirësojnë shëndetin e trurit
Ngjyra e kuqe e tyre vjen nga flavonoidët që kanë një ndikim të fortë në uljen e rrezikut nga sëmundjet koronare.
Shegët janë të dobishme edhe kundër qelizave kancerogjene dhe inflamacionit.
Konsumimi i shegës ul mundësinë e lindjeve të parakohshme por edhe shanset për zhvillimin e sëmundjes së Alzheimerit mes njerëzve të moshuar.
Ajo ndihmon të mbajë nën kontroll problemet e moshës siç janë rrudhat dhe u jep njerëzve një lëkurë mjaft rinore plot shkëlqim.
Për më tepër, shega ndihmon femrat të kapërcejnë simptomat e depresionit gjatë menstruacioneve ose pas menopauzës.
Shegët mund t’i hani veçmas, ose t’i konsumoni bashkë me sallata, mish ose peshk.
Boronica e kuqe
Ky frut pylli e merr ngjyrën e kuqe nga një substancë mirëbërëse e njohur si anthocianina.
Lëngu i boronicës së kuqe parandalon dhe trajton infeksionet urinare.
Kokrrat e kuqe janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe manganit.
Fibra që gjendet tek boronica e kuqe është një tjetër vlerë e shtuar, sepse tek çdo racion me këto kokrra të shijshme ne gjejmë 20 % të dozës së rekomanduar ditore të fibrës.
Edhe
Boronicat mund të përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe të mbrojnë zemrën
Një racion me boronica të kuqe jep edhe 24% të dozës ditore të vitaminës C dhe vitaminës E.
Në variantin e thatë, boronicat e kuqe mund të përfshihen në sallata dhe antipasta.
Panxhari
Panxhari është perimja e nëntokës më e kuqe që ekziston.
Panxhari është një burim i shkëlqyer i manganit, folatit, fibrës dhe vitaminës C.
Kjo perime përmban edhe kalium që ul tensionin e gjakut.
Ngjyra e kuqe vjen nga antioksidantët e shumtë që ka panxhari.
Perimja popullore përmban betainë, që mbron qelizat nga stresi.
Substancat e tjera zgjerojnë enët e gjakut dhe përmirësojnë furnizimin me oksigjen.
Panxharin zgjidheni gjithnjë kokërr vogël me një lëkurë të lëmuar.
Edhe
Shëndeti fillon në pjatë, mësoni se cilat perime ulin rrezikun nga kanceri e sulmi në tru
Atë mund ta zieni, piqni ose të kavërdisni.
Panxharin duhet ta shoqëroni gjithmonë me vaj ulliri./AgroWeb.org