Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Forma më e shpeshtë e koronavirusit në Evropë, “më infektues, por shkakton më pak vdekje”

Mutacioni gjithnjë më i përhapur i koronavirusit tek njerëzit në Evropë, Amerikë të Veriut dhe pjesë të Azisë mund të jetë më infektues, por duket më pak infektues, ka thënë Paul Tambyah, konsulent i lartë në Universitetin Shtetëror të Singapurit dhe president i Shoqatës Ndërkombëtare të Sëmundjeve Infektive.

Sipas provave, përhapja e këtij virusi në disa pjesë të botës ka përkuar me uljen e numri të vdekjeve, gjë që tregon se është më pak vdekjeprurës, ka thënë Tambah, duke shtuar se shumica e virusave zakonisht bëhen më infektues teksa pësojnë mutacion, transmeton Reuters, raporton KOHA.

Shkencëtarët e kanë zbuluar këtë mutacion qysh në shkurt, kishte bërë të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë.