Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Floktari Ilir Abdullahu thotë se emri i tij e detyroi ta griste mirënjohjen që e fitoi në Beograd

Ilir Abdullahu, floktari i njohur nga Prishtina, ka rrëfyer në emisionin Jeta të KTV-së për zanatin e tij të veçantë e ka zbuluar shumë të pathëna nga karriera e tij e gjatë.

Ai kishte trashëguar këtë zanat nga babai i tij, Asllani. Sot tradita vazhdon me të birin e Ilirit, Albanin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për herë të parë në jetën e tij, floktari Ilir Abdullahu ka folur në një intervistë televizive.

Ai ka rrëfyer edhe se si kishte fituar në një garë në Jugosllavi në vitin 1981. Ka thënë se ishte dërguar me zor në Beograd në garën në të cilën doli kampion. Por ai ka thënë se atë mirënjohje e ka grisur. Sipas tij, një gjë të tillë nuk e toleronte vetë emri i tij, Ilir.

Të tjera të pathëna, kujdesi ndaj klientëve, llojet e flokëve dikur e sot ishin tema të tjera që u shpjeguan nga ai në emisionin e së dielës.