Brumërat, ëmbëlsirat e mishi janë disa prej produkteve që nuk mungojnë në tryezën e besimtarëve myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
Megjithatë, dietologët rekomandojnë që në këtë ditë nuk duhet tepruar me ushqime. Supozohet se në një muaj agjërim personat kanë konsumuar ushqim të shëndetshëm e ka pasur kombinim të duhur në pjatat e tyre, kësisoj edhe në ditët pas Ramazanit të konsumohet një sasi e konsiderueshme e vakteve.
Sipas profesionistëve, përzgjedhja e gabuar e ushqimeve mund të shkaktojë fryrje të stomakut.
Këshillohen:
Lëngjet
Konsumimi i ujit dhe i lëngjeve të tjera është më se i nevojshëm pas agjërimit, sepse ndikon drejtpërdrejt në metabolizëm.
Sipas tyre, supa qumështi, jogurti por edhe frutat e perimet që përmbajnë sasi të mëdha të ujit janë gjërat e para që duhet të rekomandohen.
Edhe
Si të ulet niveli i sheqerit në gjak pas drekës së Bajramit
Meqenëse organizmi është adaptuar që gjatë ditës të mos konsumohet ushqim edhe për festën e Bajramit duhet zgjedhur produkte lehtë të tretshme.
Sa u përket ëmbëlsirave që janë edhe simbol i secilës kremte e shumica nuk mund t’u rezistojnë, dietologët bëjnë përjashtim në këtë rast.
Një sasi tejet e vogël e sheqerit, sipas tyre, nuk bën dëm.