Paramendoni të zgjoheni, ta shihni një të huaj duke vrapuar drejt jush me një thikë dhe këmbët tuaja nuk lëvizin dot, kështu që nuk mund të ikni.
Episodet e tmerrshme si ky njihen si paralizë në gjumë. Ato nuk janë të rrezikshme, është vetëm se truri juaj i thotë trupit tuaj se është ende në gjumë, sipas hulumtuesve të Universitetit A & M të Texasit, transmeton koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKur jeni në fazën e gjumit ku ndodhin ëndrrat e gjalla (që njihet si faza e gjumit REM – rapid eye movement), krahët dhe këmbët tuaja janë të paralizuara përkohësisht kështu që nuk mund të veproni nga ëndrrat tuaja. Nëse zgjoheni gjatë kësaj faze REM, ju ndiheni të paaftë për të lëvizur dhe madje mund të keni halucinacione, thonë studiuesit.
"Kur njerëzit kanë makthe, ata flenë, e shohin një ëndërr dhe pastaj zgjohen. Kur ata përjetojnë paralizë gjumi, ata mund ta kenë një ëndërr, kur janë tashmë të zgjuar," tha dr. Steven Bender, drejtor i Qendrës së Universitetit A&M në Texas për Dhimbje Faciale dhe Mjekësi të Gjumit.
"Paraliza në gjumë është një ngjarje e frikshme", tha ai në një deklaratë për shtyp të universitetit.
Për fat të mirë, ajo nuk zgjat më shumë se një minutë apo dy dhe zakonisht ndodh kur njerëzit fillon t’i marrë gjumi ose kur sapo zgjohen.
"Njerëzit që përjetojnë paralizë gjumi mund të kenë halucinacione të gjalla, sepse ata janë duke ëndërruar", shpjegoi Bender. "Njerëzit janë ndier sikur po qëndrojnë në ajër apo që dikush është në dhomën e tyre ose një shumëllojshmëri të përvojave të tjera të çuditshme, si rrëmbime alienësh."
Meqë frymëmarrja mund të jetë e parregullt gjatë gjumit REM, ata që e përjetojnë paralizën e gjumit mund të ndjehen sikur po mbyten apo nuk janë në gjendje të marrin frymë lehtë.
Dhe kjo është më e përhapur se që e kuptojnë njerëzit, duke ndikuar në 8 për qind të njerëzve. Kjo është veçanërisht e zakonshme në mesin e të rriturve të rinj, femrave dhe afrikano-amerikanëve. Personat me depresion, ankth dhe narkolepsi kronike të çrregullimit të gjumit kanë gjithashtu më shumë të ngjarë ta përjetojnë atë, thanë studiuesit.
Përmirësimi i shprehive të gjumit mund t’ju ndihmojë t’i shmangni këto episode. Bender sugjeron:
1. Të shkoni në shtrat dhe të zgjoheni rreth të njëjtës kohë çdo ditë.
2. Ta shmangni TV-në pak para gjumit.
3. Të mos përdorni laptop ose telefon mobil në shtrat.
4. Ta shmangni dremitjen gjatë ditës.
5. T’i shmangni stimuluesit afër kohës së gjumit.
Edhe pse kjo mund të jetë një përvojë e frikshme, Bender tha se paraliza e gjumit nuk është një urgjencë mjekësore.
"Nëse bëhet një problem i shpeshtë," tha ai, "atëherë konsultohuni me mjekun tuaj, dhe ai mund t’ju ndihmojë ta menaxhoni atë."